VIDEO/ Barcelona jashtë Europa League, Roma përmbys Salzburg

Fred dhe Anthony e bëjnë Manchester United skuadrën më në formë të kontinentit. Djemtë e Eric Ten Hag nuk ndalen as përpara Barcelonës së cilës i dhanë një leksion futbolli duke fituar 2-1 ndeshjen e kthimit në Europa League për të kaluar më tej pas barazimit 2-2 në “Camp Nou”. 

Edhe pse ekipi katalanas kaloi në avantazh me 11-metërshin e Robert Lewandowski-t në pjesën e parë, “Djajtë e kuq” nuk u dorëzuan dhe ishin dy lojtarët brazilianë që morën për dore anglezët duke e çuar Manchester United në fazën tjetër dhe duke e bërë ekipin pretendent kryesor për të fituar këtë kompeticion.

Në fazën tjetër të kompeticionit kalojnë edhe Roma, Bayer Leverkusen, Sporting, Juventus, Sevilla dhe Union Berlin.

 

Roma është kualifikuar për në raundin tjetër të Europa League, pasi mundi 2-0 Salzburg.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. Dy gola, njëri i Belottit dhe tjetri i Dybalas bënë që romakët të prejnë biletën për në fazën tjetër, pasi kishin humbur 1-0 në Austri.