Barrella te Liverpool? Klubi i kuq ka gati ofertë për t’ia rrëmbyer Interit

Liverpool do të bëjë një mini-revolucion gjatë merkatos së verës me Jurgen Klopp në stol që planifikon disa goditje të rëndësishme.

Bellingham nga Dortmund, Caicedo nga Brighton, Nunez i Wolverhampton dhe surpriza më e madhe, Nicolo Barrella nga Interi. Këta janë emrat që ka kërkuar trajneri gjerman për të forcuar skuadrën dhe kryesisht repartin më të dobët, mesfushën ku Klopp kërkon të rrisë cilësinë dhe volumin.

Paul Godrick që është edhe zbuluesi i talenteve të Liverpool në Itali, po e ndjek prej shumë muajsh lojtarin zikaltër me origjinë nga Cagliari.

Me të, gjatë javëve të fundit është bashkuar edhe përgjegjësi i zyrës së zbuluesve, Barry Hunter që po studion terrenin dhe po përgatit një ofertë që do t’i paraqitet presidentit Steven Zhang shumë shpejt.