Max Verstappen ka marrë bekimin e Michael Schumacher. Ja fotoja e pabesueshme në duart e kampionit
Michael Schumacher mban në krahë kampionin e ardhshëm të botës, Max Verstappen. Piloti holandez që mbylli sezonin e dytë si kampion i Formula 1 dhe konsiderohet si pasardhësi i Schumi-t në pistat e shpejtësisë për shkak të talentit dhe klasit e agresivitetit, ka marrë bekimin e “kumbarit” të këtij sporti që në moshë të vogël.
Fotoja e publikuar ditët e fundit, sjell kujtime të ëmbla për të gjithë fanatikët e këtij sporti dhe tifozët e gjermanit 7 herë kampion bote. Në të djathtë të tij është pikërisht djali i kolegut Jos Verstappen, Max-i i vogël dhe në krahun tjetër vajza e Schumacher, Gina-Maria.

Kjo foto është publikuar në dokumentarin “Drive to survive” dedikuar ish-kampionit ku zbulohet edhe miqësia e madhe mes familjeve Verstappen dhe Schumacher.
