Lamtumirë me polemika, Sergio Ramos largohet nga Kombëtarja e Spanjës
Sergio Ramos nuk u grumbullua nga Luis Enrique në Kupën e Botës 2022, vendim që krijoi shumë polemika në Spanjë por edhe me largimin e trajnerit katalanas nga stoli, duket se qëndërmbrojtësi andaluzian nuk mund të gjente më hapësira në formacion.
Në këtë mënyrë, ai mori vendimin e dhimbshëm për t’u larguar zyrtarisht nga Kombëtarja e Spanjës me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2010. Ishte trajneri i ri, De la Fuente, ai që e kontaktoi personalisht për t’i bërë me dije se nuk ishte në planet e tij për të ardhmen, duke mos u lënë numrit 4 asnjë alternativë tjetër.
“Do të doja ta kisha marrë këtë vendim i vetëm dhe i pandikuar nga të tjerët. Largohem nga Kombëtarja me një shije të hidhur në gojë por me krenari të pafund”, deklaron Ramos në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale.
Seguiré animando a mi país desde casa con la emoción del privilegiado que ha podido representarlo orgulloso 180 veces. ¡Gracias de corazón a todos los que siempre creísteis en mí! ❤️????❤️ pic.twitter.com/KzVldPhiqo
— Sergio Ramos (@SergioRamos) February 23, 2023
Qëndërmbrojtësi i Sevilla-s, Realit dhe PSG e mori shiritin e kapitenit të Spanjës në vitin 2016 pasi e la Iker Casillas por që prej asaj kohe, ai pati vështirësi me fanellën e “La Furia Roja” e kjo u reflektua edhe në dështimet e njëpasnjëshme në Kupën e Botës Rusi 2018 dhe Euro 2020. Ishte Luis Aragones ai që i besoi një vend titullari në Botërorin e 2006-ës, ndërrsa 4 vite më pas në Afrikën e Jugut, Sergio Ramos do të ishte një nga protagonistët e triumfit iberik.
