Dani Alves mbetet në burg për ngacmim seksual, bashkëshortja e tij merr vendimin
Pasi Gjykata e Barcelonës mori vendimin për ta lënë në burg deri në ditën e gjykimit, mbrojtësin Dani Alves, bashkëshortja e tij, Joana Sanz ka vendosur të largohet nga Spanja duke dhënë sinjale se marrëdhënia mes të dyve është në krizë.
Në një njoftimin në rrjetet sociale modelja spanjolle bën të ditur se vendimi është i përkohshëm. Ajo nuk flet për marrëdhënien me bashkëshortin madje thekson se largimi i saj lidhet me arsye pune por mediat aludojnë për ftohje mes tyre kjo edhe për faktin se braziliani ka bërë një gjest që ajo nuk do t’ia falë lehtë.
Dani Alves rrezikon deri në dy vite heqje lirie nëse rezulton fajtor për akuzën e tentativës së përdhunimit ndaj një vajze në një diskotekë të Barcelonës. Ngjarja është regjistruar në datën 30 dhjetor ndërsa Alves u burgos në 20 janar pasi mbërriti në polici për të dhënë versionin e tij.
