“Cristiano Ronaldo u masakrua nga Ten Hag”, Bruno Fernandes zbulon disa prapaskena
Eksperienca e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United vazhdon të bëjë zhurmë. Këtë herë, ai që i rikthehet argumentit është Bruno Fernandes që flet për rregullat e vendosura nga trajneri Eric Ten Hag.
“Kur ai mbërriti te Manchester United na tha gjatë turneut veror në seancat stërvitore: Ose i bëni siç ju them unë, ose jeni jashtë. Të gjithë në fillim ishin të pasigurt nëse do ta mbante fjalën ose jo Kishin dyshime nëse do të sillej me të njëjtën mënyrë edhe ndaj lojtarëve me emër. E bëri një gjë të tillë edhe me Cristiano Ronaldon dhe disa herë madje ndërsa e mbajti fjalën edhe me Rashford apo Sancho-n”.
Seanca sfilitëse që mesa duket po japin frytet e duhura tashmë që skuadra po korr rezultate pozitive dhe pasi është pothuajse e sigurt për kualifikimin në Champions League, mbetet në garë edhe për titullin kampion.
