Derbi italo-gjerman në 1/8 e Europa League, Man. United kundër andaluzianëve

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës tjetër të Europa League.

Përballjet janë;

Roma-Real Sociedad
Juventus-Freiburg
Man. United-Real Betis
Sporting L. - Arsenal
B. Leverkusen-Ferencvaros
Sevilla-Fenerbahce
Shakhtar-Feynoord
Union Berlin-Saint Gilloise

Ndeshjet e para janë planifikuar për t’u luajtur në datën 9 mars dhe ato të kthimit 1 javë më pas. 

Në këtë fazë, 6 janë skuadrat që e kanë fituar Europa League ose Kupën UEFA me Sevilla që kryeson me 6 trofe, e ndjekur nga Juventus 3, Feynoord 2 dhe Bayer Leverkusen, Manchester United e Shakhtar Donetsk me nga 1.

Ky është një kometicion i mallkuar për skuadrat italiane që nuk kanë mundur të triumfojnë asnjë herë. Interi është ekipi i vetëm që ka prekur finalen në vitin 2020, ndërsa trofeu i fundit italian i Kupës UEFA që është kompeticioni paraardhës, u fitua në vitin 1999 nga Parma. 

Finalja do të luhet në “Puskás Aréna” të Budapestit me kapacitet 65 mijë vende në datën 31 maj, ndërsa fituesja do të kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm në Champions League.