UEFA Conference League, short i lehtë për skuadrat italiane

Kompeticioni i tretë më i rëndësishëm i futbollit europian cakton fazën e 1/8-ave me disa përballje interesante por jo duele "zjarri" përveç sfidës Anderlecht-Villarreal. 

Ndeshjet e tjera të kësaj faze janë;

Fiorentina-Sivasspor
Lazio-AZ Alkmaar
Lech Poznan-Djurgarden
Larnaca-West Ham
Basel-Slovan Bratislava
Sheriff Tiraspol-Nice
Gent-Istanbul

Ndeshjet e para do të luhen në datën 9 dhe ato të kthimit në 16 mars ndërsa shorti i fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale bashkë me atë të Champions do të hidhet në 17 mars në Nyon.

Finalja do të zhvillohet në “Eden Arena” të Pragës në datën 7 qershor, ndërsa fituesja kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm në Europa League nëse nuk e siguron këtë të drejtë nëpërmjet kampionatit.