Tifozi i çmendur i Arsenalit varroset gabimisht me fanellën e Chelseat, i ngatrërroi e fejuara

E pabesueshme çfarë ndodh ne funeralin e një tifozi të Arsenalit i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Fanatik i “Gunners”, David nuk humbiste asnjë ndeshje të skuadrës së zemrës dhe familja vendosi që varrimi të bëhej me trupin e veshur me fanellën e skuadrës së zemrës por diçka nuk shkoi sipas parashikimeve.

Gabimin e bëri e fejuara e tifozit. Si njohëse e dobët e futbollit, ajo nuk ia kishte shumë idenë e fanellave dhe e veshi trupin e pajetë me atë të Chelseat. Ngjarja e pabesueshme është regjistruar fundjavën e kaluar dhe atë e rrëfen në Twitter mbesa e David, Linda Daly e cila shkruan:

“Xhahaxhi David, tifoz i zjarrtë i Arsenalit vdiq të shtunën dhe për ta nderuar vendosëm ta varrosnim me fanellën e skuadrës që dashuroi. E fejuara e tij përzgjodhi me kujdes nga koleksioni i fanellave të David dhe tashmë është shumë vonë por ai u varros me fanellën e Chelseat”.

Tifozi i çmendur i Arsenalit varroset gabimisht me fanellën e

Një gabim që me siguri do të hyjë në librat e rekordeve pasi në banesën e fundit, David-it do t’i duhet të “jetojë” përjetësisht me fanellën e rivalëve të urryer të skuadrës së tij të zemrës.