Digjet gjatë natës Benzi në Korçë, pronari thotë në polici se nuk ka konflikte
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 08:24
Një makinë e parkuar pranë një banesë është djegur gjatë natës në Korçë, dyshohet qëllimisht.
"Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit Mateos Dërsniku, banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës," njoftoi policia.
Sipas informacioneve, pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që nuk është as person me precedentë penalë.
Do të jetë eksperti i cili do përcaktojë nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo.
Në lagje ka edhe kamera sigurie të cilat mund të hedhin dritë për këtë ngjarje, duke ndihmuar grupin hetimor.