Digjet studioja e Ngop Media: Falenderojmë policinë dhe zjarrfikëset që reaguan në kohë!

Është djegur nga zjarri studioja e Ngop Media, një faqe e njohur për humorin dhe dublimet për të qeshur.

Më të njoftimi Ngop Media shkruan se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

“Me keqardhje ju njoftojmë që për shkak të një shkëndije elektrike, studio dhe zyra e Ngop Media është përfshirë nga flakët që kanë lënë pas dëme të shumta, fatmirësisht materiale. Falë zotit të gjithë jemi mirë!

Falenderojmë policinë e shtetit dhe shërbimin e zjarrfikëses të cilët reaguan në kohë!
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, për disa ditë nuk do të jemi në gjendje të postojmë si zakonisht.”