Homazhet për Mimika Lucën, miq dhe dashamirës i japin lamtumirën e fundit aktores së njohur

Në Tiranë, këtë të mërkurë iu dha lamtumira e fundit Mimika Lucës, aktores së brezit të artë që u shua në moshën 85-vjeçare.

Një ikonë e gruas së fortë, kështu e përshkruajnë kolegët dhe të afërmit, aktoren Mimika Luca.

Me homazhe i dhanë lamtumirën figura të njohura të artit dhe kulturës, por edhe të politikës e medias.

Ajo do të mbahet jo vetme për rolet ku ka spikatur, por edhe për kontributin për formimin e brezave të rinj të kinematografisë.

Nga Shkodra e Dukagjini kishin ardhur miq të familjes Luca.

Nora Malaj do ta mbaj mend gjithmonë si “Teta Mimika” për gjithçka që mësoi prej saj.

Mimika Luca nuk do t’i mungojë vetëm familjes, por të gjithë shqiptarëve.

Nga brezi i tyre, thotë Bujar Kapexhiu kanë mbetur shumë pak.

Mimika Luca u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare, por pas la një botë të pasur kinematografike ku është gdhendur emri dhe imazhi i saj.