Vepra e kompozitorit Avni Mula ngjitet në skenë pas 45 vitesh

Artistja Inva Mula është rikthyer në skenën e Teatrit  të Operas dhe Baletit  si regjisore e veprës që kompozoi i ati, Avni Mula, para 45 vitesh. Me veprën “Karnavalet e Korcës”, sopranoja nuk është lidhur vetëm artistikisht, por edhe  nga kujtimet e fëmijërisë.

Inva Mula rikthehet pas 6 vitesh në  Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, këtë herë si regjisore e veprës “Karnavalet e Korçës” kompozitor i së cilës ishte i ati, Avni Mula.

Kjo operetë  ngjitet në skenë pas 45 vitesh, duke i  sjell sopranos edhe  shumë kujtime nga fëmijëria.

"Babi e ka pasur zakon që sapo krijonte diçka na thërriste mua dhe mamin që ta dëgjonim."

Inva Mula është falenderuese për aktorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj, duke ju shprehur se nëse i ati do ishte gjallë do ndihej krenar.

"Në një moment të caktuar kam menduar se nëse do të ishte babai im këtu në sallë do të thoshte vërtet e shkruajta për artist të mrekullueshëm, por do të ishte krenar."

Dirigjentja e shfaqjes, Elda Laro premton sukses për këtë premier.

"Unë do të përpiqem që këtë produksion ta arrij në majat më të larta."

Arti nuk ka moshë, thanë artistët,dhe kjo duke qartë te emocionet që përciell opereta “Karnavalet e Korçës” edhe pas 45 vitesh.

Shfaqja do të mbahet nga data 25 deri në 28 shkurt  në orën 19:00 në teatrin e operas dhe të baletit.