Një vit luftë, Dritan Goxhaj: Ukraina nuk do të jetë një Afganistan i dytë. Lufta mbyllet këtë vit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 21:10
Kur bota po përjeton një vjetorin e luftës në Ukrainë, ish-ushtaraku Dritan Goxha i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora dekalroi se lufta e Ukrainës nuk do të jetë e ngjashme me atë të Afganistanit.
“Nuk e besoj se do jetë një Afganistan i dytë kjo luftë. Besoj se do të zgjasë edhe këtë vit maksimumi. Pasi nëse kjo betejë do të zgjasë 9 apo 10 vite sa zgjati lufta në Afganistan, atëherë ajo jo vetëm që do të ishte shterruese dhe sfilitëse për të dyja vendet, por për Ukrainën do të thoshte që mos të ketë më njerëz të gjinisë mashkullore në përfundim të saj”, u shpreh Goxhaj.
