Mblodhën firmat, Lëvizja Bashkë: Gjykata akoma s’na kanë regjistruar si parti, po zvarritet procesi
Lëvizja Bashkë më 23 shkurt, ora 11:00, Lëvizja BASHKË do të mbajë një deklaratë publike para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (pranë ish-Ekspozitës).
Një deklaratë e tillë do të bëhet për shkak se gjykata është duke zvarritur regjimin e kësaj lëvizjeje si parti politike edhe pse janë dorëzuar dokumentet.
“Siç mund të jeni në dijeni, prej datës 9 janar 2023 Lëvizja BASHKË ka dorëzuar në gjykatë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin dhe njohjen ligjore. Përkundër kësaj, procesi është duke u zvarritur nga gjykatësi i çështjes jashtë çdo afati të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, duke penguar dhe dëmtuar rëndë veprimtarinë politike të Lëvizjes BASHKË.
Në këto kushte jemi të detyruar të mbajmë këtë deklaratë dhe apel publik. Duke shpresuar të jeni të pranishëm. Faleminderit paraprakisht dhe punë të mbarë! Lëvizja BASHKË.”
