Kanosi shokët e klasës dhe mësuesen me pistoletë lodër në Sarandë, gazetarja: Prindërit janë të frikësuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në Sarandë ku një 14-vjeçar kanosi me një pistoletë lodër shokët e klasës dhe mësuesit.

Dhe kur kishin kaluar më shumë se 24 orë nga kjo ngjarje që ka bërë që të gjithë nxënësit të braktisin mësimin dhe të protestojnë bashkë me prindërit, policia sqaroi vetëmn mbrëmjen e djeshme se arma që frikësoi shkollën “Adem Sheme”  dhe ngriti prindërit në protestë në Sarandë, ishte lodër.

Gazetarja Angjela Lushkaj në një lidhje për emisionin “Ditë e re” në RTV Ora sqaroi se prindërit janë të frikësuar nga kjo ngjarje.

“Ata janë të frikësuar dhe sot do të mbahet dita e tretë e protestës së tyre dhe ata nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për ta përjashtuar përfundimisht nga shkolla 14-vjeçarin në fjalë.

Ky është rast i përsëritur pasi edhe para pak javësh ai ka bërë gjëra të ngjashme.

Ndërkaq pritet që adoleshenti të çohet në shkollë riedukimi në Shkodër”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Angjela Lushkaj.