"Ditët e Kujtesës", Lala: E vështirë të sillnim ekspozitën, mungon dokumentacioni, por kishte risi

Brisejda Lala, studiuese në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj foli lidhur me aktivitetin "Ditët e Kujtesës".

Ajo tregoi risitë dhe vështirësitë me të cilat u përballën në realizimin e këtij aktiviteti.

Brisejda Lala: Ditët e kujtesës nisën me datë 18 dhe u hapën në Shkodër. E veçanta e këtij viti ishte se jo vetëm që u hapën në Shkodër por dhe patëm fatin të sillnim nga Polonia një ekspozitë. Më pas ishte dhe ekspozita "Femijët mbi tela me gjemba". Ka mungesë dokumentash ndaj të sillnim këtë ekspozitë ishte mjaft e vështirë. Në këtë ekspozitë ka histori mjaft interesante të të miturve të burgosur. Ekspozita kishte histori të vetë dëshmitarëve dhe atyre që i përjetuan krimet.

"Ditët e Kujtesës", Lala: E vështirë të


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.