Zhvillohet ceremonia në kuadër të ditës kombëtare të Kuvajtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 21:44
Këtë të martë në kryeqytet u organizua ceremonia në kuadër të ditës kombëtare të Kuvajtit që feston 62 vite pavarësi.
Ambasadori Kuvajtit në vendin tonë theksoi përmbushjen e misionit diplomatik në vendin tonë dhe bashkëpunimin mes tyre në të gjitha fushat.
"Festa jon ëkombëtare ka një rëndësi të madhe për vendin tonë dhe në vazhdimësi të përpjekjeve të Kuvajtit në fushën tonë zhvillimore. Marrëdhëniet mes nesh në vitet e fundit kanë qenë të qëndrueshme, të forta dhe në konsolidim të vazhdueshë."
Në ceremoninë festive spikatën muzikat, ngjyrat dhe torta në të cilën ishin bashkëvendosur flamujtë e dy shteteve.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të politikës shqiptare, besimeve fetare, biznesit e medias.
