Gjokutaj: Vendimi i Bordit të Transparencës për çmimet e ushqimeve, me efekte financiare, zgjati në kohë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Si e shikojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Bordin e çmimeve të ushqimeve ekspertët?
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pse zgjati në kohë shprehu atë që kufizimi i lirisë së tregut është cenimi më i madh i ekonomisë".
Sipas tij qeveria duhet të reflektojë për bordin e transparencës.
Eduart Gjokutaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pse zgjati në kohë shprehu atë që kufizimi i lirisë së tregut është cenimi më i madh i ekonomisë. Besoj që vetë qeveria duhet të marrë masa dhe të korigjojë dhe Bordin e Transparencës, të jepet mundësi për kosto sa më të ulët. Miratimi i bordit ka pasur dhe efekte financiare.
