Shoqata e Restoranteve e Bujtinave, Dervishi: Duhet bashkëpunim për të promovuar turizmin kulinar dhe bujtinat
Kreu i Shoqatës së Restoranteve e Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi në zgjedhjet e kësaj shoqate kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor e qëndror për zhvillimin e turizmit dhe kulinarisë. Gjithashtu në këtë aktivitet u ekspozuan dhe produktet nga të gjitha trevat shqiptare.
Zgjedhjet për Konferencën Kombëtare të Shoqatës së Restoranteve Bujtinave Shqiptare mblodhën bashkë anetarët e kësaj shoqate ku u demonstruan dhe produktet e kulinarisë nga të gjitha trevat shqiptare.
Të pranishem ishin përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor si dhe pjesmarrës të organizatave, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe nga Maqedonia.
Në fjalën e tij kreu i Shoqatës së Restoranteve Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi kërkoi bashkëpunimin edhe më tej të qeverisë e pushtetit vendor për zhvillimin e Turizmit kulinar dhe Bujtinat.
"Kuzhina shqiptare është sot në top listën e kuzhinave më të mira botërore. Ne kemi të drejtë të krenohemi dhe të rrisim përgjegjësitë tona. Shoqata jonë po punon dhe është kontribut potencial."
Dervishi gjithashtu tha se Shoqata e Restoranteve do të bëjë maksimumin për promovimin dhe për të rritur emrin e markave vendase.
