Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 17:02
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Gjykata pranoi kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit.
Në njoftimin e bërë publik nga gjykata thuhet se bazuar në ligjin “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, Bordi i Transparencës është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Çmimet monitorohen çdo javë.
