Jauri: Ukraina, një Afganistan i dytë. NATO për herë të parë në historinë e saj kaloi në nivelin 5 të gadishmërisë
Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, eskperti sigurisë Ermal Jauri, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora vlerësoi se lufta e Ukrainës do të jetë e ngjashme me atë të Afganistanit.
“Unë besoj se Ukraina është një Afganistan i dytë, pasi lufta atje do të zgjasë. Por përtej këtij konflikti ajo që është surprizë mund të quhet rezistenca dhe mobilizimi i ukrainasve në këtë betejë për mbrojtjen e vendit të tyre.
Po ashtu ka një mobilizim edhe të faktorit ndërkombëtar. Për herët të parë që nga momenti i krjimit të saj kemi parë që NATO kaloi në nivelin 5 të gadishmërisë së saj. Të njëjtin qëndrim dolën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Presidentit Biden në Ukrainë ishte e ngjashme si ajo e Presidentit Bush në Shqipëri, e cila u pa si një kambanë lirie për Kosovën në atë kohë.
Dhe kjo e çoi në konflikt Ukrainën me Rusinë. Dhe gjatë këtij viti nuk ka munguar ndihma ushtarake ndaj ushtrisë ukrainase”, u shpreh eksperti Ermal Jauri.

