Lokali përfshihet nga flakët, adoleshentët shuajnë zjarrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 16:14
Rreth orës 15.00 në një nga lokalet në qendër të qytetit të Durresit ka rënë një zjarr i papritur.
Flakët kanë përfshirë paisjet në hyrje të lokalit.
Një grup adoloshentësh me mjete rrethanore kanë ndërhyrë dhe nuk kanë lejuar përparimin e mëtejshëm të zjarrit.
Më pas ka ardhur zjarrfikësja që ka eleminuar mundësitë e dëmtimit te mëtejshëm të pajisjeve nga flaka.
