“Nxënës me armë në klasa” Prindër, nxënës e mësues në protestë në Sarandë

Mungesa e sigurisë në shkollë ka bërë që nxënës e prindër të klasave të gjashta në shkollën Adem Sheme në Sarandë të protestojnë.

Sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre.

Rasti i fundit është ai i një dite më parë, kur 14 vjeçari ka shkuar në klasën e 6-e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.

"Fëmijët tanë të kenë siguri në shkollë. Një fëmijë është bërë problem në shkollë, ka hapur derën dhe ka hyrë me një mjet që fëmijët thanë se është pistoletë."

Ky nuk ka qen rasti i parë që fëmijët e kesaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.

"Është fatale që jemi në një situatë të tillë dhe akom anuk po merren masa."

Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të mëdhenj në moshë.

Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues. Ndërsa prindrit thonë se nuk do ti çojnë fëmijët e tyre në shkollë pa pasur  siguri më të lartë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

“Nxënës me armë në klasa” Prindër,

“Nxënës me armë në klasa” Prindër,