Ruçi flet për golin e Tiranës, ja si e përjetoi

Fitorja e Tiranës nuk ka gëzuar vetëm tifozët bardheblu, por edhe kampin e Bylisit.

Lojtari i mallakastriotëve, Flamur Ruçi, në emisionin “Ora Sport“ në RTV Ora tha se e ka ndjekur ndeshjen deri në minutën e 98 dhe më pas ka mësuar përmes rrjeteve sociale se kryeqytetasit kishin shënuar.

Ruçi i gëzohet golit në minutën e 100 të Tiranës, pasi i jep një asisit në garën për mbijetesë Bylisit. Kjo për faktin se fitorja erdhi pikërisht kundër Kastriotit, një kundërshtar i drejtpërdrejtë i ballshiotëve.

Flamur Ruçi: E kam parë ndeshjen deri në minutën e 98 në “Oversport“ dhe më pas e kam hequr. Duke lundruar në “Instagram“ pashë që kishte shënuar Tirana. Normalisht që u gëzova, pasi nuk mori pikë Kastrioti.