Gjendet i vdekur brenda plantacionit të marijuanës një shqiptar në Spanjë
Një burrë që u gjet i pajetë këtë të shtunë brenda një plantacioni marijuane në Mont-roig del Camp (Tarragona) raportohet se është nga Shqipëria.
Autoritetet spanjolle janë duke hetuar vdekjen shqiptarit.
Sipas mediave vendase autoritetet besojnë se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.
mediat spanjolle bëjnë me dije se duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave.
Në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.
Policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park.