Qeni kafshon një 8-vjeçare në Korçë, vogëlushja dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2023, 15:33
Një qen rrugësh ka kafshuar një vajzë të vogël në lagjen 10, në Korçë.
Burime bëjnë me dije se vajza 8 vjeçare ka qenë në rrugë kur është sulmuar nga qeni.
Menjëherë ambulanca e ka marrë vajzën duke e transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim.
Ende nuk dihet sa plagë ka marrë nga sulmi.
Policia ndodhet në vendngjarje.
