Babai vrau djalin, Lekli: Krimi brenda familjes po kthehet në një fenomen

U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor, u zbulua se, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në fshatin Zvezdë u vra nga babai 77-vjeçar i viktimës Shefki Bylykbashi.

Marsela Lekli, psikologe në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Katerina Hysenllari tha se "krimi brenda familjes po rikthehet në një fenomen në vendin tonë".

Marsela Lekli: Nuk është i vetmi rast që ka ndodhur në vendin tonë, krimi brenda familjes po rikthehet në një fenomen në vendin tonë. Ka disa shkaqe. Nuk e dimë sa e vërtetë mund të jetë alibia se djali tentonte të vriste babain. Po shohim se dita ditës po degradon familja shqiptare. Është në ndryshim e sipër.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.