Drogë në një lokal në Durrës, fshehje të ardhurash në Fier dhe pengmarrje në Ballsh

Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishte përshtatur lokalin në një ambient ku shiteshin drogëra të forta të ndara në doza.

Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Kontrolle janë kryer edhe në Fier, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Pas veprimeve të policisë u procedua në gjendje të lirë një administrator biznesi në Cakran, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjete kamionë në pronësi të subjektit që administronte 49-vjeçari, u gjetën materiale inerte, pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu rezultoi se shoferi i mjetit nuk ishte i regjistruar si i punësuar në këtë kompani.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan rreth 45 tonë materiale inerte dhe mjetet me të cilat ato transportoheshin.

Ndërsa në Mallakastër policia ka proceduar në gjendje të lirë një 30-vjecar, banues në Ballash i cili dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë të fejuarën.