“Ditët e Kujtesës” nisën këtë vit nga Shkodra
“Ditët e Kujtesës” nisën këtë vit nga Shkodra.
Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës së Krimeve të Komunizmit, të pranishmit u ftuan të reflektojnë mbi të shkuarën nën perspektivën e artit.
Jonilda Godole në fjalën e saj theksoi sfidën e shoqërisë mes së shkuarës komuniste dhe të tashmes.
Jonilda Godole tha: Shenjat e saj nuk kanë ikur, shenjat e diktaturës të autoritarizimit, të adhurimit të kultiti të individit i gjejmë edhe sot e kësaj dite, kështu që duhet të punojmë që brezi i ri ta njpohë të shkuarën për të kuptuar të tashmen.
Për kryebashkiakun Bardh Spahia, askush më shumë se Shkodra nuk mund ta dëshmojë atë periudhë, duke e cilësuar qytetin më të përndjekur e në të njejtën kohë simbol të rezistencës.
Bardh Spahia, kryetar i bashkise Shkodë tha: Goditja u orjentua ndaj një qyteti jo vetëm antikomunist por qytet me rrënjë të thella të historisë.
”Ditët e Kujtesës”, është një aktivitet që synon të mbajë gjallë debatin shoqëror dhe kujtesën mbi pasojat e regjimit komunist në Shqipëri.
Ambasadori i OSBE bëri një paralelizëm edhe mbi atë që po kalon sot bota me luftën në Ukrainë.
"Ajo që po ndodh atje është diçka që më prek."
Ekspozita "European Gulag" u konsiderua si një hap i tëndësishëm për të njohur historinë e harruar të kampeve të stilit sovjetik të ndërtuara kudo në Europën Qendrore e Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
