"Investim kapilar në shëndetësi", Manastirliu: Qendra shëndetësore moderne në çdo fashat e qytet

Investimi në të gjithë rrjetin shëndetësor në vend është ndër synimet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ogerta Manastirliu inspektoi nga afër qendrën shëndetësore në Mbroje të Korçës e rehabilituar së fundmi sipas standardeve ndërkombëtare.

Ajo theksoi se rikonstruksione të tilla do të behën në cdo fshat e qytet të vednit.

"Për ne nuk ka rëndësi nëse jeton në fshat apo në qytet, shërbimi shëndetësor është i njëjti standart, qytetarët meritojnë të marrin të njëjtat standarte shërbimi kudo ku ato jetojnë."

Në qendrën shëndetësore nëMbroje, vaksinimi i vajzave ndaj HPV është një hap i rëndësishëm për sigurinë e shëndetit të tyre.

"Ne ja kemi dalë që në fazën e parë të këtij programi mbi 2 mijë e 400 vajza të vaksinhen. Kjo vaksinë do të vijojë të aplikohet njësoj si të gjitha vaksinat e tjera në kalendarin e vaksinimit."  

Me investimet e këtij viti në 60 qendra të tjera shëndetësore, janë 400 qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara dhe me standardet më të mira nga veriu në jug.