E vetme pa të ardhura, nëna e 3 fëmijëve Greta Mikli bën thirrje për një strehë
20 shkurti është afati i fundit që Greta Mikli së bashku me 3 fëmijët të lirojnë shtëpinë ku janë strehuar.
"Më duhet të liroj shtëpinë pasi familjarët kthehen këtu. Nuk di ku do të iki."
E vetme me 3 fëmijët 27 vjeçarja tregon se nuk di ku të shkojë.
"Është shumë e vështirë jetesa. Kam shpres e durim s edo të bëhet diçka"
Thotë se e ndihmojnë të tjerët ndërsa nga shteti merr vetëm 50 mijë lekë.
Në emër të fëmijëve bën thirrje për një strehë pasi e vetme nuk ja del dot.
"Të më ndihmojnë të kem një strehë të rris fëmijët."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
