PL: Mungesë e theksuar transparence me rindërtimin, 75% e premtimeve nuk janë realizuar
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Kristian Kina me anë të një deklarate për mediat ka deklaruar se ekziston një mungesë e theksuar transparence në lidhje me Procesin e rindërtimit në shumë bashki të vendit sipas raportimit të ” Zërit të Amerikës” dhe një studimi të Qendrës ” Faktoje”.
Sipas tij, studimi që kishte për bazë, bashkitë Durrës, Vorë, Lezhë, Dibër, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin përgjatë vitit 2022, nxori ne pah që 75% e premtimeve të dhëna nuk janë realizuar.
"Me ane te kesaj konference per shtyp, na lejoni tju sjellim ne vemendje nje tjeter shqetesim te madh, qe prek jeten e perditshme te mijera banoreve.
Sipas raportimit te ” Zerit te Amerikes”, nepermjet nje studimi te Qendres ” Faktoje”, ekziston nje mungese e theksuar transparence ne lidhje me Procesin e rindertimit dhe jo vetem , ne shume bashki te vendit.
Studimi qe kishte per baze, bashkite Durres, Vore, Lezhë, Diber, Shkoder, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin pergjate vitit 2022, nxorri ne pah qe 75% e premtimeve te dhena nuk jane realizuar. 75 %! Pra, ne 4 premtime 3 nuk mbahen! Ne 40 premtime, 30 nuk mbahen! Ky eshte standardi qe Rilindja ka vendosur ne raport me qytetaret e ketij vendi!
Po mos valle kane qene te veshtira dhe komplekse keto premtime, dhe kerkonin shume kohe ,shume angazhim dhe po u biem ne qafe neo-rilindasve te vetshpallur ?
Absolutisht, jo! Sipas “Zerit te Amerikes” ,keto kane qene premtime bazike, qe lidheshin me hallet kryesore te qytetareve, sic jane: Rindërtimi i shtëpive te prekura nga termeti, Disbursimi bonuseve të rindërtimit, Investimet publike në rrugë, Ujësjellësa, Permiresime ne infrastrukturë, etj,.
Por, fatkeqesisht edhe njehere sipas ketij studimi u faktua 75% e tyre ishin thjesht fjale te bukura, dhe jo premtime te mbajtura!
Sipas ketij studimi, mungonin elementet thelbesore te Transparences sic jane pershembull: Publikimi i vendimeve nga Kryetaret e Bashkive, mungesa e konsultimit publik me qytetaret e deri tek, akti me monstruoz antikushtetues sic eshte: Tjetersimi i pronave.
Te nderuar qytetare! Cdo dite e me shume, faktet, dhe jo akuzat boshe, tregojne ashiqare qe ka abuzime te renda me pushtetin kudo, qe kjo qeveri dhe keto perfaqesues bashkiak nuk i perdorin karriget e tyre duke pasur ne fokus qytetarin e thjeshte, por vetem interesat e tyre personale dhe partiake!
Dita- dites, shqiptaret po binden qe kesaj menyre qeverisjeje i ka ardhur fundi, propagandes qeveritare i ka dale boja dhe koha më nuk pret per vazhdimin e ketyre padrejtesive ne kurriz te qytetareve!
14 Maji eshte dita e clirimit, eshte si nje countdown qe do te riktheje me ne fund demokracine, llogaridhenien dhe transparencen ! Ne 14 Maj, bashkite dalin nga ky terr informacioni, keshillat bashkiake do te kthehen ne tribuna te se vertetes dhe pushteti iu kthehet me ne fund qytetareve te lire! Ndryshim me cdo cmim!", theksoi PL.




