Gomaricat bashkojnë familjen, çifti investon në Shqipëri për të mos lejuar largimin e fëmijëve

Veiz dhe Fatiko Basha nga Gjirokastra, kanë ndërtuar një fermë gomaricash për të mos lejuar largimin e djalit drejt Gjermanisë. Kjo punë është për ta mënyra e vetme për të mbajtur familjen të bashkuar, por thonë se shteti nuk i ka ndihmuar sa duhet.

Ndërtuan një fermë gomaricash për të mos lejuar largimin e djalit në Gjermani.

Veiza e Fatiko Basha nga Gjirokastra kanë tre vite që janë angazhuar për rritjen e gomaricave, në jug të vendit, duke e parë si mundësinë e vetme që të mbajnë familjen e bashkuar.

“Faktikisht këto gomaricat i mbajë vetëm për të stimuluar familjen. Kam dëshirë që mos largohet djali.”

Puna, thonë se ka shumë lodhje e cila fatkeqësisht në shumë raste nuk u përkthehet në të ardhura.
Mungesa e tregut për qumështin e gomaricës është një nga shqetësimet kryesore të çiftit.

“Shumë mundim gjatë vitit dhe kur ke prodhim nuk ke treg.”

Nga shteti kërkojnë më shumë vëmendje, denoncojnë se subvencionet si fermerë i nuk i marrin rregullisht, kjo e rëndon edhe shumë gjendjen ekonomike të tyre.

“Nuk mbështet shteti që të ketë subvencione.”

Veç gomaricave, Veizi dhe Fatikoja mbarështojnë edhe dhjetëra krerë bagëti te tjera te imta, me të cilat hasin të një njëjtat vështirësi.

Gomaricat bashkojnë familjen, çifti investon në Shqipëri