“Po lehim si qeni n’hanë” 162 vite karnavale në Shkodër, humorë e sarkazëm për të pranishmit
Shkodra organizoi për të 162-tin vit karnavalet. Mes humorit dhe sarkazmës, te publiku u përcollën mesazhe të rëndësishme për fenomene të ndryshmë që shqetësojnë shoqërinë tonë.
Një traditë që prej 162 vitesh është pjesë e pandarë e Shkodrës. E tillë erdhi edhe këtë vit, mes atmosferës festive të fëmijëve dhe humorit e sarkazmës që vënë në lojë fenomenet negative të shoqërisë si dhe godasin burokracinë, korrupsionin dhe indiferencën e zyrtarëve lokalë dhe qeveritarëve.
"Nuk nisemi të shajmë askënd, nisemi vetëm të evidentojmë të këqijat që ka qyteti. Këtë cit kemi thënë 'Po lehim si qeni n’hanë' edhe vitet e tjera kemi bërë të njëjtën punë, kemi lehur, por nuk na e ka vënë kush veshin."
Karnavalet e këtij viti në Shkodër u pagëzuan “Po lehim si qeni n’hanë”. Mes pankartave dhe mesazheve të të rinjve u panë të goditen situatat politike, krizat që ka krijuar qeverisja, por edhe fenomene aktuale.
Gjovalin Stefa, organizator tha: Është një vrejtje me mend por dua të them që ne bëjmë aq sa mundemi të bëjmë por realisht qyteti jonë ka nevojë për një angazhim më të madh."
Nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, karnevalet u organizuan nga shoqëria kulturore “Zef Jubani”. Festa u mbyll me djegien e dordolecit që simbolizon djegien e të këqijave.

