Shpenzoi 9 mijë paund e u fut në arkivol për të shkuar në Britani, 17-vjeçari shqiptar pikaset nga oficerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2023, 16:00
Sakrificat e të rinjve shqiptar për të arritur në një vend të BE janë nga më të ndryshmet.
Një nga më të çuditshmet është ajo e një 17 vjeçari.
Një 17-vjeçar shqiptar vetëm për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar u mbyllur brenda arkivolit të një fëmije.
17-vjeçari u gjet i mbështjellë brenda një arkivoli të vogël prej druri.
I mituri shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.
Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore).
“Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në momentin që furgoni u ndal”.
Arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.

