Krimi brenda familjes, Halili: Duhet shkundje masive e shoqerisë për të reflektuar mbi sjelljen e tyre

Helena Halili, pedagoge në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi  në fshatin Zvezdë ku 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi u vra nga babai 77-vjeçar i viktimës, Shefki Bylykbashi.

Halili thotë se "Duhet një shkundje masive e shoqerisë për te reflektuar mbi sjellje të cilat e dëmtojnë".

Helena Halili: Ngjarje të tilla ndodhin shpesh. Impakti që sjellin është negativ. Vrasje të tilla krijojnë një lloj paniku e pasigurie që transmetohen në të gjitha familjet. Vrasjet ndikojnë në mënyra të ndryshme në individ të ndryshëm. Vitet e fundit janë bërë shumë të zakonshme e të shpeshta fenomene të tilla. Duhet një shkundje masive e shoqerisë për te reflektuar mbi sjellje të cilat e dëmtojnë. Ka të bëjë me mungesën e komunikimit në familje, distanca mes njerëzve, dëshira për të mos jetuar paqësisht me njëri tjetrin si dhe shqetësime që mund të vijnë në mënyra të befasishme.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.