Çfarë nuk u pa në parlament, Spaho fërshëlleu bilbilin për 5 orë, Braçe: Bëjeni me radhë

Përveç debateve të shumta mes deputetëve opozitarë dhe të mazhorancës, seanca parlamentare e së enjtes solli fërshëllima bilbili të cilat vijuan për disa orë. Por ky kaos i pazakontë në sallën e seancave, u ndoq me një sens humori nga kryeministri Rama, i cili komunikonte normalisht me ministrat ndërkohë që deputetët opozitarë protestonin kundër tij.

Seanca parlamentare e së enjtes, përveç debateve dhe akuzave të shumta solli kaos por edhe skena të pazakonta. Mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës nuk pati vetëm debate për procedurë

Demokrat Edmond Spaho nuk ndaloi për 5 orë.

Ishte socialisti Erion Braçe, ai që u kujdes për frymën e shpenzuar pa kursim nga kolegu opozitar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, pavarësisht tensioneve të javëve të fundit, e ndoqi seancën parlamentare me një sens humori.

Zhurma nga fërshëllimat e bilbilit nuk e penguan kryeministrin, i cili vijoi të bisedonte me ministrat e tjerë.

Kuvendi ka vendosur që në datën 2 mars të zhvillohet mocioni me debat mes kryeministrit dhe deputetëve opozitarë, ndërkohë që nga seanca e së enjtes u përjashtuan edhe deputetët demokratë Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Elda Hoti.