Tatimet nxjerrin pamjet: Kujdes! Paraqiten si inspektorë duke mashtruar bizneset

Ky person që shihni në pamje është paraqitur pranë një biznes në kryeqytet si inspektor tatimesh

Sipas deklaratës për mediat të drejtorisë së përgjithshme tatimore, ai nuk është pjesë e strukturës ndaj dhe është kallëzuar në prokurori si  mashtrues.

Madje video dhe foto e tij është shpërndarë për publikun se bashku me thirrjen për ta identifikuar dhe kallëzuar më tej.

Materiali është shpërndarë vetëm pak ditë pas akuzave se në mjaft subjekte janë paraqitur persona të paautorizuar nga administrate tatimore duke ushtruar presione të paligjshme.

Për këtë qëllim institucioni u detyra të apelonte që bizneset të kërkonin  urdhrin e kontrollit si dhe të lejonin vetëm ata individë që mbanin të veshur uniformën e lejuar, e nëse këto nuk do të ishin të dukshme apeli ishte për ti denoncuar.

Në deklaratën për mediat të bërë këtë të dielë thuhet se tashmë rasti I parë është denoncuar në prokurorinë e kryeqytetit.

Ndërkohë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.