Mallakastër, 30-vjeçari mbante me forcë të fejuarën në shtëpi, procedohet penalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2023, 10:59
Policia e Mallakastrës ka nisur ditën e sotme procedimin penal në gjendje të lirë një 30-vjeçari, banues në Ballsh.
Policia dyshon se ky person ka mbajtur me anë të forcës dhe pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase, të fejuarën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij).” – njoftona policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
