Cristiano Ronaldo “rrjep” avokatin që riktheu akuzat e përdhunimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 13:38
Hakmarrja e Cristiano Ronaldos shkon deri në fund ndaj avokatit Leslie Mark Stowall. Ky i fundit duhet t’i paguajë 300 mijë euro dëmshpërblim sulmuesit që është mbrojtur me sukses ndaj akuzave për përdhunim nga Kathryn Mayorga.
Për episodin e pretenduar se ka ndodhur në vitin 2009, Ronaldo mohoi çdo akuzë madje në 2010 arriti një marrëveshje por në 2018 pas publikimit të disa materialeve pas skandalit “Footbal Leaks”, akuzuesja bëri një tjetër denoncim.
Gjithsesi, gjykata nuk i dha të drejtë duke theksuar se ajo ka përdorur material të vjedhur. Në këtë mënyrë, avokati i amerikanes që pretendon se është dhunuar, tashmë duhet t’i paguajë 300 mijë euro Ronaldos.
