Deputetët e opozitës fryjnë bilbilat dhe bllokojnë foltoren, rrethohen nga Garda, Balla kërkon zbatimin e rendit të ditës

Tensionohet sërish situata në Kuvend. Deputet demokratë të pranishëm në seancën plenarë kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës.

Në seancë deputetë demokratë kanë protestuar duke fryrë bilbilin dhe bllokuar foltoren.

Ndërkohë Garda menjëherë është vendosur në rresht. Ndërsa kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kërkoi që seanca të vijojë sipas rendit të ditës, ndërsa tha se përjashtimet e deputetëve demokratë kanë ardhur si reagim i veprimeve të tyre në Kuvend, duke i fryrë bilbilave sa herë dikush nga mazoranca merrte fjalën në Kuvend.

Por edhe pse ai hodhi kritika ndaj demokratëve, këta të fundit vijuan me fërshëllimet e bilbilave teksa Balla mbante fjalimin nga vendi.