Incineratorët/ Bie kërkesa për bashkimin e dosjeve në seancën paraprake

Në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi, rrëzoi kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve, atë të Fierit dhe Elbasanit.

Kjo kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për djegësin e Elbasanit.

Në seancën e kësaj të mërkure për inceneratorin e Fierit, ishin të pranishëm edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

Ata përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Sipas informacioneve brenda senacës ish-ministri Lefter Koka ka deklaruar se nuk mund të merret parasysh kallëzimi i Monika Kryemadhit.

Lefter Koka: Nuk e kuptoj si prokuroria mund të marrë parasysh kallzimin e Monika Kryemadhit, dhe të mjaftohet duke arrestuar qytetarë të pafajshëm. I kam shërbyer vendit me besnikëri dhe në mënyrë ligjore. Mirë që un u dogja dhe do dënohem por gjykata duhet të tregojë dinjitet dhe mos të arrestojë qytetarë të pafajshëm.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi shtyrjen e seancës paraprake edhe për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi pretendimet e të pandehurve.

Alqi Bllako vijon të japë deklarime dhe pretendimet e tij në lidhje akuzat e ngritura nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Që në nisje të fjalës ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.

Alqi Bllako: Kam kryer të gjitha peocedurat ligjore. Akuza e ngritur për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nuk qëndronm në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, nuk mund të gjykohet si zyrtar i lartë. Kështu gjykata duhet të urdhërojë prokurorin për skatësinin e akuzës sepse pozicioni i sekretsrit të përgjithshëm, nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë.

Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 21 shkurt. Për inceneratorin e Fierit, gjykata ka marrë 20 të pandehur dhe 14 kompani.