Kërkimi shkencor me projekte, qeveria hap buxhetin: Fiton fakulteti me idenë më të mirë

Ministria e arsimit do tu kërkojë fakulteteve të garojnë me projekte për të përfituar nga kërkimi shkencor. Ministrja evis kushi në aktivitetin në universitetin e gjuhëve të huaja, nuk foli mbi kërkesat e petagogëve, por theksoi konkurrimin si mundësi më e mirë për të përfituar buxhet

Mungesa e fondeve të kërkimit shkencor ka qenë një nga problemet e ngritura si nga studentët ashtu edhe nga pedagogët në vite.

Madje paratë e shpenzuara për këtë fushë akademike kanë qenë drejt zeros.

Pas ndryshimeve për formën e administrimit të fakulteteve, ministria e arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur vendosjen e një buxheti për inovacionin, por që ku do të fitojnë ata që do të kenë projektin edhe më të mirë.

"Duhet të përgatiteni me projekte kërkimore sepse shumë shpejt ne do të hapim edhe thirrjen nga agjensia kombëtare e kërkimit shkencor dhe inovacionit për projekte të kërkimit të zhvillimit dhe për projekte të infrastrukturës," tha Kushi.

Deklaratën ministrja e ka bërë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ku ka prezantuar laboratorët e informatikës, të fituar po ashtu përmes projektpropozimeve

"Vitin e kaluar ne vumë një buxhet 400 mln lekë të reja për universitetet shqiptare. Shpallëm një thirrj, thirrja ishte e ndarë në dy zëra, njëri për të mbështetur hartimin dhe implementimine  programeve me kurrikula dhe pegadogë dhe tjetri për infrastrukturë," tha ajo.

Megjithatë ministrja Kushi nuk foli sa i përket deklaratave të pedagogëve që kërkuan tërheqjen e ndryshimeve në ligj sa i përket administrimit të fakulteteve dhe rritjen e pagave. Për këtë qëllim ata deklaruan se do të zhvillojnë një protest në datën 22 shkurt