Pamje të rënda, të rinjtë rrahin me shkopa djalin në Sarandë, publikojnë videon në TikTok

Pamje të rënda, të rinjtë rrahin me shkopa djalin në

Një video e cila qarkullon në rrjetin social Tik-Tok, tregon një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre.

Nga pamjet nuk kuptohen shume detaje veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt, por koha nuk dihet me siguri.

Për ngjarjen ka patur dhe një njoftim nga policia sipas të cilës nuk ka patur asnjë njoftim apo denoncim për dhunë a person të dëmtuar.

"Ne po e verifikojmë pasi nuk kemi pasur asnjë rast njoftimi apo person i dëmtuar në spital. Deri tani na rezulton që si video ka dalë në Tik Tok para një muaji. Për ca do rezultojë në po kryejmë veprimet. Faleminderit!"

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.