"Fondet për fushatën", Celibashi: Ka vetëm një PD, nëse plotëson kushtet do të regjistrohet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka dhënë fund dilemës nëse PD do të marrë apo jo fonde për fushatën e votimeve të 14 majit.

Selia blu penalizohet nga fakti se bojkotoi zgjedhjet e 4 viteve më parë, por për këtë Ilirian Celibashi deklaron, se Kodi Elektoral ka parashikuar zgjidhjen.

Celibashi: Zgjedhjet e para kanë qenë zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore në vitin 2019 dhe e dim që Partia Demokrtike nuk mori pjesë në këto zgjedhje. Po neni 180 i kodit zgjedhor ka përcaktuar të meren në referim zgjedhjet sipas rastit të 2015 dhe të 2017-ës.

Por teksa, për ndarjen e parave situata është e qartë, KQZ ende nuk ka përcaktim se cili nga grupimet do të ketë të drejtën të regjistrojë kandidatë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

Për këtë rast, Celibashi shpreson në vendimin e Gjykatës së Apelit në datën 3 mars, edhe pse shton se është e qartë se ka vetëm një PD.

Celibashi: Ka vetëm 1 Parti Demokratike. Partitë Demokratike në datën 3, Gjykata do të vendosi në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i Partisë Demokratike.

Përplasja e grupimeve në partinë më të madhe të opozitës, i ka çuar palët në shkallët e drejtësisë, e pikërisht në ditën kur apeli do të mbajë seancën, Sali Berisha ka thërritur dhe protestën kombëtare.