Fisnik Syla: Kam qenë i dashuruar, është ndjesi e bukur kur është e dyanëshme

Emisioni “Epiqendër” i moderatores Sonila Musai trajtoi këtë të martë temën e  dashurisë.

I ftuar biznesmeni, Fisnik Syla, u shpreh se dashuria është një ndjenjë e bukur dhe akoma më e bukur bëhët kur të kthehet.

Syla: Normalisht që e kam përjetuar edhe unë dashurinë, besoj se nuk ka më mirë se me qenë i dashuruar por me njeriun e duhur, jo me njeriun e gabuar, sepse duhet me pas dashuri të vërtetë dhe dashuria duhet të jetë reciproke duhet dhe me dhënë dhe me marrë.

Musai: Ju e keni pasur në të dyja anët dashurinë edhe e keni marrë dhe e keni dhënë?

Syla: Po besoj që po dhe kam dhënë dashuri dhe kam marrë.