Kapet bosi i klanit “Duka” Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka bie në pranga në Bruksel

Një prej personave të shumëkërkuar nga policia shqiptare, Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, është arrestuar në në Belgjikë.

Policia tha se 37-vjeçari, i njohur edhe si kreu i klanit ‘Duka’, fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit. Vendndodhja e Dukës është zbuluar nga njësia Fast Albania e cila pasi mori informacionin ia përcolli atë njësisë Fast Belgjika me qëllim arrestimin e të kërkuarit. 37-vjeccari ishte hetuar në mungesë për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko ndërsa në 17 janar, Gjykata e posaccme filloi procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje.

Hetimet ishin përfunduar që në korrik të vitit 2021, por procesi u pezullua pasi të akuzuarit ishin në arrati. Prokuroria ka ngritur akuza ndaj shtetasve Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai) dhe Dritan Agaj.

Ata janë të pandehur për veprat "Grup i Strukturuar Kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal" "Vrasja me paramendim", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", në lidhje me atentatin e ndodhur në gusht 2019 në Rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë. Mbrëmjen e asaj nate, pas një vëzhgimi e ndjekje që besohet se ka zgjatur disa orë, mbeti i vrarë ish-polici Santiago Malko.

Numri i personave të implikuar në atentat ishte I madh pasi në një proces tjetër paralel po zhvillohet ndaj të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg edhe Blendi Teta. 

Sipas policisë, dyshohet se Leonard Duka ishte përfshirë vitet e fundit në një përplasje me biznesmenin e lojërave të fatit Ervis Martinaj. Pikërisht për shkak të këtij konflikti dyshohet se ka ndodhur edhe vrasja e Santiago Malkos i cili njihej si njeri i afërt i bosit të lojërave të fatit.

Pas arrestimit në Belgjikë, Interpol Tirana dhe prokuroria do të vijojnë procedurat e ekstradimit të Leonard Dukës në Shqipëri ndërkohë që nuk dihen detaje për kohën dhe largimin e tij nga vendi teksa që ishte në kërkim. 

Kapet bosi i klanit “Duka” Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka
Santiago Malko