Ende mister fati i Mateo Likës, rinisin kërkimet në lumin Seman

Kanë rinisur paraditen e së martës kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili rezulton i zhdukur prej datës 15 janar. I riu po drejtonte makinën tip “ Golf” që dyshohet se ra në ujrat e lumit Seman rreth një muaj më parë pas përplasjes me parmakët e hekurt, të Urës së Mrostarit. Kërkimet disa ditore të polumbarëve të Reneas dhe efektivëve të policisë me dron nga ajri, rezultuan pa asnjë shenjë të automjetit, duke e lënë ende mister fatin e Mateo Likës.

30 ditë pas zhdukjes, polumbarët e forcave Renea u rikthyen në lumin Seman, për të rinisur kërkimet për Mateo Likën.

Fati i 26-vjeçarit mbetet mister, ndërsa asnjë gjurmë e tij dhe e makinës ende nuk është gjetur.
Fillimisht u dyshua se 26-vjeçari i cili po drejtonte makinën tip GOLF, ka rënë nga ura e Mbrostarit në lumin Seman.

Në ditët e para të zhdukjes ,forcat Renea dhe policia bënë disa kontrolle si në lum por edhe me dron, por nuk gjetën shenja të makinës ose Mateo Likës.

Dyshimet se ai ka rënë në lumë i përforcoi targa e makinës e cila u gjet mbi urën ku dyshohet të ketë rënë 26 vjeçari me automjetin e tij.

Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur.

Ai kishet ardhur me pushime në Shqipëri, ndërsa jetonte dhe punonte në Gjermani.

Edhe komunikata e fundit e Mateo Likës në celular është gjetur se ka qenë pikërish me një shoqe të tijën në Gjermani, e cila ka thënë për autoritetet se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë, pasi e kishte marrë malli për nipin.