Kaos te PSG, brazilianët kundër portierit italian, Bayern “fërkon duart”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 12:42
Moment shumë i vështirë për PSG në prag të ndeshjes së parë të 1/8-ave me Bayern Munchen. Eleminimi nga Kupa dhe humbja në Montecarlo e rëndojnë situatën në kampin parizien ku duket se trajneri Galtier nuk e ka më skuadrën në dorë.
Gazeta “L'Equipe” zbulon disa detaje të rënda në brendësi të dhomës së zhveshjes së PSG ku mesa duket një pjesë e madhe e skuadrës është kundër portierit italian, Giggo Donnarumma.
Numri 1 ndaloi rtek disa tifozë të nxehur pas eleminimit në Kupë, por kjo sjellje nuk i ka pëlqyer aspak skuadrës. Braziliani Marquinhos bashkë me Neymar janë përplasur ashpër me numrin 1 ndërsa nuk kanë kursyer kritikat edhe ndaj drejtorit sportiv, Campos.
